• Shqip
  • English
  • E diel, 18 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Të gjitha

    Të dhënat alarmante sa prej fëmijëve shqiptarë bisedojnë me të panjohur në internet


    Fëmijët nën 9 vjeç në Shqipëri përdorin çdo ditë internetin dhe nuk kanë kufizime nga prindërit. Sipas një raporti të UNICEF-it, 77%  e fëmijëve përdorin telefonin çdo ditë dhe qëndrojnë mesatarisht 3 orë online, duke përdorur edhe kamerën pa dijeninë e prindërve.

    Por ajo që është më alarmante lidhet me faktin se, 25% e fëmijëve bisedojnë online me dikë që nuk e njohin në jetën reale dhe 16% kanë shkuar më tej duke takuar dikë që e kanë njohur fillimisht në internet.

    Ekspertët e UNICEF-it raportojnë se, interneti përdoret për argëtim dhe rrjete sociale, Youtube është faqja më e përdorur dhe ndiqet më pas nga Instagram-i e Facebook-u./Referuar Tv Klan/ Tiranapost.al