Lifestyle Te gjitha TIP top

Të dashur burra, ja pra që gratë nuk i bëkan të lumtura paratë


Nuk e dimë për burrat, ama gratë nuk i bën më të lumtura paraja. Kështu thotë një studim që ka marrë në konsideratë gra të cilat shumicën e jetës së tyre e kalojnë në festa, darka dhe duke u argëtuar. Kjo kategori zonjash zakonisht heq dorë nga puna, duke menduar që ajo nuk të bën më të lumtur, por vetëm sa të shton përgjegjësitë dhe lodhjen. Ndërkohë që nuk kanë as nevojë për rrogën kështu që e braktisin karrierën.

Është edhe kategoria tjetër që fokusohen zakonisht tek fëmijët duke u përpjekur të jenë nëna perfekte meqë janë në shtëpi me kohë të plotë, por e mbingarkojnë veten. Ose, ose të qenurit në shtëpi i çon më shpesh tek frigoriferi dhe soba duke u tepruar me ushqimin dhe kaloritë e duke humbur linjat. Kjo i bën menjëherë të palumtura.

Ndaj ajo që i bën më të lumtura gratë nuk është paraja. Marrëdhëniet njerëzore dhe ndërveprimi me të tjerët duket se kanë më shumë rëndësi.

Ky post u përshtat nga Roba da Donne dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]