Showbiz

Të brendshmet (s’)janë për t’u dukur

Moda e ka këtë fuqi. Mjaft që diçka ta emërtojë tendencë dhe ne nuk na i vret më syrin. Se, për shembull, veshjet e këtyre vajzave, jo më larg se dy vjet më parë do quheshin thjesht të brendshme. E ato që do t’i ekzpozonin kaq hapur do quheshin ose të pakujdesshme ose shumë të guximshme. Ama tani janë në modë. Quhen veshje në stilin lingerie dhe jo vetëm që nuk na duken të pakujdesshme apo të guximshme, por janë kthyer në veshjen më “in” të momentit. Që nga vajzat më seksi e deri tek ato më konservaroret, janë tunduar të paktën njëherë t’i lënë dantellat e holla të duken sheshit. Në formë fustani, kanotierash apo edhe thjesht ashtu, në formë të brendshmesh, vajzat e ekranit janë pushuar kokë e këmbë nga trendy më i ri: të brendshmet janë për t’u dukur. Dhe ja ku i kanë shfaqur

Xhensila në çdo kohë

xhensila m

xhensila

xhensila myrtezaj

Edhe në videoklipe, edhe në studio, edhe mbrëmje është magjepsur nga kjo lloj veshjeje tërësisht joshëse dhe seksi. Derisa të quhet tendencë e vjetër, do t’i provojë të gjitha modelet.

Prerë për Arminën

armina mevlani

armina 2

armina

Çdo gjë që është seksi, bën për të. Ndaj edhe Armina Mevlani i ka kthyer në veshjet e saj të preferuara dantellat sensuale, që duken herë nga xhaketat, herë nga trikot e herë fare të ekspozuara në formë fustani.

Quajeni si të doni

nora

Mund t’i thoni fustan, mund t’i thoni lingerie. Fija që i ndan është bërë aq e padukshme sa Nora Istrefi nuk mund të ishte më seksi se kaq.

Olta na vë në mendime

olta gixhari

…Nëse kjo që ka veshur është një kanotierë stil lingerie apo vetëm lingerie. Dhe ka ca elemente që të bëjnë të dyshosh, por që sigurisht ne do merremi me atë kryesorin: mungesën e të brendshmeve paksa më të brendshme. Apo mjafton njëra…

Ç’kalon nga Lori është në modë

lori hoxha

Ndër të parat patjetër. Çdo trend të ri do ta provojë ajo e para se s’bën. Kur ka provuar edhe veshjet më të çuditshme, këto të stilit lingerie janë thjesht moda e radhës që duhet të kalojë edhe nga gardëroba e saj.

Sensuale si Viola

viola spiro1

Ka kombinuar dantellën e zezë me xhaketën me prerje mashkullore rozë. Përzierja ka dalë një përfundim sensual për bionden e studios sportive.

As Alketa nuk i rezistoi

alketa vejsiu

E ka pak më të përmbajtur këtë bluzën, por sërish elementi i mëndafshit kombinuar me dantellë ngelet në kornizat e të brendshmeve.

Arbana nuk heq dorë

arbana

Nuk do vesh më minifunde, thumboi Arbana gjatë spektaklit të së shtunës. Dhe si për ta çuar thumbin deri në fund qe shfaqur me këtë kostum të bardhë, që do ishte fare i thjeshtë sikur të mos qe për tylin transparent poshtë tij. Meqë nuk deshët minifunde nga nënat me fëmijë.

Enca duhet të jetë shumë e lumtur

enca

Kemi një bindje që Enca do ta vishte këtë bodyn edhe sikur të mos qe në modë. Nuk është shquar kurrë për vetëpërmbajtje në veshje. Por tani që kjo lloj veshjeje quhet edhe më modë, Enca, me një gur vret dy zogj.