PolitikëTe gjitha

Të besosh Lulin e Albanën për Teatrin, është si të besosh se ata janë Robert De Niro dhe Julia Roberts


Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, ka reaguar pas fjalës së Robert Ndrenikës në Komisionin e Edukimit. Balla ironizon Bashën dhe Albana Vokshin:


“I nderuar artist i madh Robert Ndrenika,

Dëgjova nga mediat se ishit ankuar për mungesën e deputetëve të Grupit tim Parlamentar në nje mbledhje private të Kryetares së Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, e thirrur në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit. Asnjë deputet i Grupit Parlamentar Socialist nuk bojkoton Kuvendin apo komisionet. Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik e kishte përcaktuar mbledhjen e radhës më datë 18 Qershor me vendim të Komisionit. Por për nevoja të skenaristit të Shqupit, që sot nuk kishin ndonjë lajm me babale, u munduan t’ju përdorin përsëri ju mish për top në teatrin e tyre të radhës.

Më beso i dashur Robert, nëse Ti beson se Albana Vokshi apo Lulzim Basha e kanë megjithë shpirt “luftën” për Teatrin, është njëlloj sikur të besosh që Lulzimi është Robert Deniro dhe Albana është Julia Roberts”, shkruan Balla në Facebook.

Aktori, Robert Ndrenika shkoi sot për të folur në Komisionin e Edukimit, por anëtarët e PS-së dhe ministrja Kumbaro nuk ishin të pranishëm.

* Ky post është publikuar në Tiranapost.al dhe është realizuar nga Eneida Daci.

Robert Ndrenika shkon në Komision për të debatuar me PS-në, por nuk i gjen aty