• Shqip
  • English
  • E shtunë, 16 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Ide Lifestyle Stil Të gjitha TIP top

    Të bësh thonjtë në një bar, bashkë me shoqet! Ideja më e mirë për fundjavë


    Ka shumë vajza e gra që mezi presin të vijë e premtja pas pune ose e shtuna paradite që të takojnë shoqen e ngushtë dhe të heqin me të gjithë stresin dhe lodhjen e javës. Ka dhe shumë të tjera që duan ta bëjnë këtë, por duan dhe që në fundjavë të merren pak me kujdesin për veten, të bëjnë ndonjë manikyr apo pedikyr, një krehje të bukur flokësh ndoshta… Dhe ka një vend ku mund t’i bësh të dyja bashkë, edhe të shpenzosh pak kohë me shoqen, motrën apo kushërirën edhe të merresh pak me këto gjërat e vajzave. Mund t’i bësh madje me një çmim fantastik, sikur të ishe në atë dyqanin a parukerinë e vogël tek qoshka e pallatit.

    Por ja që nuk je poshtë pallatit, edhe pse paguan njësoj, në mos edhe më pak. Por je në një sallon “Bamboo”, të ngjashëm në arredim me spa-në e madhe që gjendet brenda Hotel “Rogner”-it . Nuk e beson? Mund ta kontrollosh vetë: deri tani, tre sallone “Bamboo nail bar”, në tre pika të ndryshme të Tiranës (tek Rruga e Elbasanit, në Rrugën e Kavajës dhe në Ring Center) janë kthyer në vendet më joshëse për gjithë gratë e vajzat që duan të duken të bukura, duan të mos shpenzojnë shumë e njëkohësoisht kanë qejf që këtë kohë ta ndajnë me mikesat e tyre. Kjo është filozofia e “Bamboo nail bar”: jo një sallon më shumë, por dhe një pikë takimi, një mënyrë për të shpenzuar kohën sa më bukur bashkë me mikeshat.

    E di që në këtë moment je duke bërë llogaritë se kë pikë “Bamboo nail bar” ke më afër shtëpisë. Ose po ankohesh se përse ende nuk ka një të tillë në lagjen tënde (vajzat që drejtojnë “Bamboo”-në ndoshta do të mendojnë të hapin dhe të tjera të tilla). E rëndësishme është që tani e di që ka disa vende në Tiranë që duken si të shkëputura nga skena e ndonjë filmi nga ata që të bëjnë të ëndërrosh. Dhe e bukura është që të tilla ëndrra janë fare të prekshme, kushtojnë më pak sesa ai manikyri nga i cili nuk heq dot dorë dhe e bën shpejt e shpejt, ndërkohë që ëndërron një sallon me luksin, shërbimin, produktet dhe cilësinë e salloneve të njohura. “Bamboo nail bar” i ka të gjitha, bashkë me një çaj, një lëng frutash, një aperitiv dhe shoqen tënde të ngushtë ngjitur me ty.

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post