Aktualitet

Të arrestohet Saimir Tahiri? Pjerin Ndreu merr në mbrojtje ish-Ministrin

Ka ardhur përgjigja e parë nga mazhoranca për Partinë Demokratike dhe akuzave të saj që kërkojnë arrestimin e ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, pas prangosjes së kushëririt të tij Moisi Habilaj.

Është deputeti socialist Pjerin Ndreu i cili thotë për Lulzim Bashën se është vërtetë i lehtë nga mendja, pasi kryeministri nuk mund të ketë prova për krimet, sikurse thotë kreu i opozitës.

“Me falni por ky kryetari i opozites Lul Basha eshte i lehte e nuk jep as nuk merr me kete dynja pavaresisht se ka qene Minister i Brendshem ! Po si qenkan provat per arrestimin e dikujt te zyra e kryeministrit se nuk e kisha degju ndonjehere kete budallek ?! Provat i mban prokuroria dhe urdherat e arrestit i nxjerr gjykata Lulush ziu. Ke mbaru dhe Fakultetin Juridik po si duket ke dale me hallexhi se ke hy ne ate shkolle. Mos e fyej me ate diplome se me keto qe thu po behesh gazi botes e le nam!”, shkruan deputeti i PS. Më herët Lulzim Basha i bëri thirrje organeve të drejtësisë të arrestojnë Saimir Tahirin, pasi kushëriri i tij u vu në pranga për trafik droge të 3.5 ton kanabis E.C/ Copyright TiranaPost.al