• Shqip
  • English
  • E hënë, 19 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Të anulohet kredia studentore, shkollë falas për të gjithë! Ç’ndodh me ekonominë amerikane nëse plani i senatores kthehet në ligj


    Kandidatja për presidente në Amerikë, senatorja Elizabeth Warren ka hapur një debat të madh në Amerikë, ajo ka kërkuar që tu falën të gjitha kreditë studentore atyre që kanë marrë për të paguar shkollën dhe kolegjet të jenë falas, sigurisht ato publike.

    Propozimi i saj u bë sot, dhe nëse një gjë e tillë ndodh janë miliona studentë amerikanë që do të përfitojnë. Bëhet fjalë për të gjitha kolegjet publike, dhe plani i saj ambicioz është kthyer në një debat qendror politik sidomos mes demokratëve dhe republikanëve.
    Borxhi i studentëve për pagesën e kolegjit prej vitesh është kthyer në problem pasi janë shumë ata që thonë se nuk e përballojnë dot dhe duhet të punojnë që ta shlyejnë.

    Plani i saj do të thotë se të gjithë studentëve që kanë marrë 50 mijë dollarë kredi nuk do paguajnë pasi do u falen. Kjo do të thotë që preken më shumë se 95% e 45 milion amerikanëve të cilët kanë marrë kredi apo borxh studentor.

    Warren është senatorja e Massachusetts e cila ka shpallur kandidaturën e saj për presidente në vitin 2020 e cila nuk ndalet me aq por thotë se kolegjet publike dy dhe katër vjeçare duhet të jenë falas dhe familjeve të varfra tu asistohen të gjitha mjetet e shkollimit, duke nisur nga librat, kujdesi shëndetësor, ushqimi dhe strehimi.

    Kjo do i kushtonte Amerikës 1.25 trilion dollarë brenda një afati kohor prej 10 vitesh.  Në një intervistë me CNN ajo sqaroi se plani i saj është i përbashkët me senatorin Bernie Sanders, por pak më shumë i avancuar. Sondazhet publike kanë treguar mbështetje të gjerë për kolegjet pa pagesë, sipas tyre arsimi bëhet kështu më i përballueshëm. / CNN/ Tiranapost.al. E.B

    Image result for elizabeth warren