• Shqip
  • English
  • E martë, 15 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Bëje me arkitekt Të gjitha

    Tavanet e bardhë, ë? Ndoshta, mund të shtojmë pak ngjyrë!


    Për mua,një nga sfidat më të shpeshta, në gjithë morinë e vendimeve të vogla që merren, në bërjen e një banese, është zgjedhja e ngjyrës së tavanit. Kur vjen puna për të zgjedhur një ngjyrë për tavanin, shumica prej nesh do të zgjidhnin një nuancë të së bardhës. Ndaj dialogu tipik, kur jemi duke zgjedhur ngjyrat për lyerjen e shtëpisë, është:

    –Tavanet e bardhe, ë?

    – Po, ndoshta, jo detyrimisht. Ndoshta, mund të shtojmë pak ngjyrë?

    Për vite të tëra,e bardha është konsideruar si alternativa më e sigurt për tavanet – dhe është e vërtetë, në shumicën e rasteve është zgjedhja perfekte – por tavani i bardhë nuk është gjithmonë tavani i duhur. Ashtu sikurse ngjyra nëpër mure, mund të shtojë dramacitet ose sofistikim në një dhomë, edhe ngjyra e vendosur mbi kokat tona, mund të transformojë shijen dhe ndjesinë e një dhome.

    Për shumicën e shtëpive tona, tavanet nuk janë tipar dallues, por nëse kemi një lartësi të konsiderueshme, nuk ka asnjë arsye pse nuk mund të sjellësh pak ngjyrë në tavan. Aplikimi i një ngjyre në tavan mund të ndryshojë në mënyrë dramatike perceptimin tuaj të hapësirës së dhomës, duke e bërë atë të duket më i madh, më i vogël, më formal ose i rastësishëm. Një ngjyrë e errët me sy mund të ulë lartësinë e një dhome, ndërsa një ngjyrë e lehtë, mund të japë përshtypjen se është më i gjatë.

    Me një lartësi të ulët, të themi 240cm, duhet të mbash tavanin të çelët ( kujdes, , i celët nuk do të thotë detyrimisht i bardhë). Ka me qindra nuance të buta, pastel, të cilat janë një alternativë shumë e sigurt, por edhe me shumë personalitet. Por nëse arrijmë një lartësi rreth 270cm ose më shumë, që besoj se është standardi i shumë prej banesave të sotme, atëherë kemi më shumë fleksibilitet.

    Projektuesit shpesh përdorin ngjyra më të errëta në tavanet e larta për të evokuar një ndjenjë komoditeti ose fokusi. Por edhe në një ambient të veçuar, të kufizuar nga ambientet fqinje, i konturuar me mure, do të ishte një kandidat i fortë për ngjyrime të errëta , në krahasim me hapësirat primare të banesës.

    Në hapësirat zonës së ditës ku kalojnë shumë kohë, në përgjithësi njerëzit nuk preferojnë t’i ngjyrosin tavanet .Por një dhomë e veçantë, ndoshta një dhomë lojrash ose një dhomë ngrënieje, ose një tualet, do të ishin ambientet ideale të futur ngjyra zbavitëse Psh, një banjë miqsh, do të ishte fantastike e lyer me pak ngjyrë por edhe me shumë ngjyrë.

    Mundet fare mirë të “çmendeni” e të eksperimentoni ngjyra të guximshme por që nuk do të mundnit kurrë t’i vendosni diku. Është mundësia perfekte, pasi ka gjithmonë efektin surprizë por asnjëherë me ndjesinë se e keni tepruar. Janë dimensionet e vogla që e bëjnë që të perceptohet se është në harmoni.

    Megjithatë, edhe kur një dhomë ka një pikë fokale, tavanet fare mirë mund të kenë ngjyrë e do të shërbenin si një passe-partout shumë i mirë për të gjitha orenditë që ka dhoma. Në një kuzhinë, për shembull, megjithëse suprina ose gatimi është fokusi, me pak ngjyrë do të dilnin në pah vetë mobiliet dhe aksesorët që i mbivendosen .kështu që, edhe nëse përpiqeni të vendosni diçka në tavan, sytë do të dinë se ku të fokusohen, pa frikë!

    E njëjta gjë edhe në një zonë ngrënie : tavolina e ngrënies është normalisht fokusi. Në dhomën tuaj të ndenjes mund të jetë oxhaku ose tapiceria juaj. Pra, edhe për dhoma të caktuara që kanë pikën e tyre të kontaktit, ne tavani na ndihmon të përqendrohemi në ato që janë pikat e fokusit.

    Ndërsa, në dhomën e një fëmije, dhe ngjyrat mund të përdoren për të lehtësuar ose ndriçuar gjendjen shpirtërore. Ngjyrat më të lehta zakonisht janë më qetësuese, kjo është e vërtetë, ndërsa ngjyrat e errëta kanë më shumë karakter. Por ngjyrat e errëta nuk janë domosdoshmërisht një JO në një dhomë fëmijësh.

    Ndonjëherë kjo vjen nga personaliteti i fëmijës. Ju nuk doni që ajo të jetë shumë e errët për ta. Por disa fëmijë në fakt e pëlqejnë atë ndjesinë me plot ngjyra, kështu që pse të mos ua plotësojmë dëshirën e t’i bëjmë të ndihen se kjo hapësirë u përket, e në të njëjtën kohë edhe t’i japim personalitet dhomës. Ngjyrat e forta mund të mos jenë shije e të gjithëve, por përdorimi i ngjyrës në tavan në dhomën e një fëmije mund të jetë një gjetje e lumtur për prindërit që preferojnë që të gjitha muret në shtëpinë e tyre të lyhen me të njëjtat tone ngjyre. Kur prindërit duan të njëjtën ngjyrë gjatë gjithë rrugës nëpër shtëpi, por fëmija dëshiron ngjyrë në dhomën e vetë të gjumit, ju mund të ngjyrosni në tavan. Është ndryshe, ata kanë marrë ngjyrën e tyre, por kjo nuk ndikon në pamjen e përgjithshme të shtëpisë. Por nëse kjo tingëllon shumë e guximshme për ju, ka mundësi të tjera. Një truk që përdoret shpesh nga dizajnerët e brendshëm, kur lyhet një tavan, është që të përdorin të njëjtën ngjyrë si muret, por një hije ose dy të lehta. Meqë tavanet shfaqen në hije, duke përdorur saktësisht të njëjtën hije si keni përdorur në mure, do të bëjë që tavani të duket më i errët. Është e njëjtë gjë, sikur të vendosni dorën para jush dhe ta anoni me kokë-poshtë, drita në dorën tuaj bëhet më e errët. E njëjta gjë do të ndodhë me ngjyrën e murit tuaj – nëse e rrokullisni atë, papritmas keni një tavan më të errët.

    Ndaj këshilla e sotme është:

    Kur të shikoni tavanin tuaj, mbani mend mos e kufizoni veten vetëm në të bardhë – një tavan me ngjyrë mund të jetë, pikërisht ajo që ju nevojitet për të rifreskuar pamjen e dhomës tuaj.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]