• Shqip
  • English
  • E premte, 19 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Taulant Balla fiton gjyqin me dhëndrin e Berishës dhe tregon çekun në foto, ja sa para fitoi


    Kreu i grupit të PS-së Taulant Balla ka postuar një çek prej 3 mijë eurosh, që sipas tij i ka fituar ndaj gjyqit të dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezit. ‘Berishët u vetë-dorëzuan para Gjykatës italiane, duke vetë-pranuar fajin dhe turpin e vet në një betejë juridike, ku isha i bindur për fitoren’, shkruan Balla në Facebook mes të tjerash dhe thotë se me këto para do investohen kopshte dhe çerdhe.

    Balla shkruan: 

    Fondi për Edukimin, përmes të cilit do investojmë në kopshte dhe çerdhe, me të ardhurat që burojnë nga gjyqet me berishët, lulëzimat dhe artistat e PD u shtua sot me një “kontribut” të vlefshëm nga dhëndri i Sali Berishës prej 3000 Euro. Berishët u vetë-dorëzuan para Gjykatës italiane, duke vetë-pranuar fajin dhe turpin e vet në një betejë juridike, ku isha i bindur për fitoren.

    Siç kam dhënë fjalën, e gjithë kjo shumë do të shkojë për një institucion para-shkollor në Librazhd. Në ditët në vijim ky çek do t’i kalojë fëmijëve të komunitetit të nderuar rom në Librazhd. Vazhdoni të bëheni për turp në sytë e njerëzve, sepse ne kemi gjetur tashmë instrumentin si ta bëjmë të dobishëm Lulin, Saliun dhe artistat e PD😂✌️

    Shpifjet, që më pas frymëzojnë dhunën dhe molotovët, janë fundi i asaj çfarë ka mbetur nga PD.

    Kujtojmë se kreu i grupit të PS pati një sherr me Jamarbër Malltezin në një aeroport në Itali. Tre vite më parë, më 25 qershor të vitit 2016, Balla dhe Malltezi u konfliktuan në Romë, ndërsa më pas Taulant Balla e kallëzoi në polici.

    Fotografia e Taulant Balla - Faqja Zyrtare

    Image result for Malltezi