Kosova

Tarifat ndaj mallrave serbe, gjenerali amerikan anulon vizitën në Kosovë

Tarifat ndaj mallrave serbe, gjenerali amerikan anulon vizitën në

Tarifat e Kosovës ndaj prodhimeve serbe dhe refuzimi i Qeverisë për heqjen e tyre, është bërë shkak që gjeneralit amerikan të Gardës Kombëtare të Ioëas, Timothy Orr, të anulojë vizitën e planifikuar në Prishtinë.

Anulimin e vizitës së gjeneralit Orr, i cili pritej të qëndronte në Kosovë me rastin e përvjetorit të 11-të të pavarësisë, e ka konfirmuar për “Zërin e Amerikës”, ambasada amerikane në Prishtinë.

“Mund të konfirmojmë se vizita e Gjeneralit Orr është anuluar lidhur me tarifat në produktet nga Serbia dhe Bosnja”, thuhet në një përgjigje të kësaj ambasade.

Mediat në Kosovë njoftuan se komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, kishte njoftuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një letre për anulimin e kësaj vizite. Në letër thuhet mes tjerash se zyrtarë amerikanë në Kosovë e kanë njoftuar atë se Ëashingtoni është duke shqyrtuar edhe masa të tjera, përfshirë këtu pezullimin e programeve trajnuese dhe edukative për FSK-në.

Por ambasada amerikane në Prishtinë nuk ka komentuar për masat e paralajmëruara.

Në muajin nëntor Kosova vendosi tarifa prej 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia për shkak të, siç është thënë, qasjes agresive të Beogradit ndaj shtetësisë së Kosovës. Beogradi ndërkaq e ka kushtëzuar vazhdimin e bisedimeve me heqjen e tarifave, duke bërë që procesi të mbetet i pezulluar. /Tiranapost.al/