• Shqip
  • English
  • E hënë, 18 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Tani zana e Hirushes në film do të jetë një mashkull


    Besojeni apo jo, por zana e Hirushes  nuk do të jetë grua, por burrë! Rolin e zanës tek filmi i ardhshëm i “Hirushes” do ta luajë aktori Billy Porter.

    Gjatë një interviste në Festivalin e Nju-Jorkut, aktori amerikan konfirmoi këtë lajm duke thënë se: “Janë disa filma ku po punoj për momentin. Gjithashtu do të luaj rolin e zanës në filmin e ri të ‘Cinderella’-s përkrah Camila Cabello-s”.

    Këngëtarja kubano-amerikane, Camilla Cabello do të luajë rolin e Hirushes, ndërsa ylli i filmit të animuar “Frozen”, Idina Menzel do të ketë rolin e njerkës se keqe.

    Aktori 50-vjeçar Porter që ka fituar edhe çmimin Emmy pritet që me këtë film të bëjë debutimin e tij si regjisor, ndërsa kompania e prodhimit të filmit “Sony” ka vendosur se data e nxjerrjes së filmit në kinematë botërore do të jetë në 21 shkurt 2021, por pa dhënë detaje se kur do të fillojnë  xhirimet./Burimi DailyMail /Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post