Aktualitet

Tani po, negociatat u bënë serial turk. Presidenti Meta di gjithmonë të godasë në shenjë

Ju nuk më përfillët unë ju bëj pak rrëmujë, por në fund nuk do cënojë asgjë në negociatën historike me Greqinë sepse është vërtet mbi palët këtë herë. I do të dy edhe grekun edhe shqiptarin, pak më pak do Edin dhe Ditmirin, por bota portokall është.

Redaksionale/ Ka përhapur diskutime reagimi i Presidentit, Ilir Meta për kushtëzimin e negociatave. Edhe pse letra s’bëhet publike, disa nga tezat që qarkulluan edhe në Oponion mbrëmë, folën qartë se roli i Presidentit në këtë histori është praktik, sepse realisht krijon një lloj ngërçi. Ligji ia jep zotit Bushati plotfuqishmërinë dhe Presidenti ka vetëm një autorizim të cilin do e jepte nëse do ishte, ndjesë, pjesë e tepsisë së tortës. Zoti Meta ka patur dhe ka kimi me grekët e Greqinë madje ai duroi edhe shqiptarët që e përlanë në sharje kur i dha nënshtetësinë Janullatosit, Ipeshkvit që lutet për Pashkë e Krishtlindje në greqisht në Shqipëri prej 25 vitesh. Dhe mirë bëri se s’kemi pse bëhemi kaq përjashtues, rëndësi ka të dijë Zoti greqisht dhe duhet ta kuptojë lutjen. Nga të gjitha deduksionet ajo që të shkon në mendje është së Presidenti këtë e ka çështje kunji me Qeverinë. Ju nuk më përfillët unë ju bëj pak rrëmujë, por në fund nuk do cënojë asgjë në negociatën historike me Greqinë sepse është vërtet mbi palët këtë herë. I do të dy edhe grekun edhe shqiptarin, pak më pak do Edin dhe Ditmirin, por bota portokall është.

Dhe kur vjen puna për politikë dhe lëvizjen e duhur të gurit, Ilir Meta mbetet një politikan me nuhatje.

Me dy kërkesa të thjeshta po krijon përshtypjen se negociatat janë në dorë te Edi Ramës. Presidenti nuk refuzon, por kërkon të dijë negociatorët dhe të ketë një ekspert në negociata (ose dhe spiun). Të shohim si do shkojë loja. U bë argëtuese dhe dihej që Presidenti Meta nuk do e linte atë aq monotone në dorë të Fahri Balliut dhe Tritan Shehut. Tani ia vlen t'i ndjekim negociatat./ Copyright Tiranapost.al