Aktualitet

Tani janë zoti dhe zonja Xhaka

Para dy javësh ylli i futbollit, Granit Xhaka iu ul në gjunjë të dashurës së tij Leonita Lekaj për t’i propozuar për martesë. Dhe tani erdhi dita për t’u veshur me kostumin e dhëndërisë dhe fustanin e bardhë. Papritur e pa kujtuar Xhaka postoi disa foto në Instagramin e tij dhe menjëherë nisën urimet për çiftin.

granit1

granit2

Graniti ka zgjedhur një kostum blu, duke devijuar pak me stilin tradicional të setit dhëndrit tek këpucët duke zgjedhur një stil më sportiv dhe pa çorape ndërsa 22 vjeçarja ka zgjedhur një fustan dhe stil flokësh voluminoz, në harmoni me portretin.

granit3

Për fustanin e Leonitës është kujdesur Valdrin Sahiti./O.Zh/Tiranapost.al/