Aktualitet

Taksa në autostradën Tiranë-Durrës nuk do vendoset në Shtator

Taksa në autostradën Tiranë-Durrës nuk do vendoset në

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku në një deklaratë për shtyp foli lidhur me lajmet se nga shtatori autostrada Tiranë-Durrës do të bëhet me pagesë, me një shumë prej dy eurosh. Por ministrja hodhi poshtë zërat duket thënë se taksa nuk do të vendoset në shtator dhe se shuma ende nuk është e përcaktuar.

Çfarë po ndodh me rrugën Tiranë-Durrës?

Ministrja Balluku tha se bëhet fjalë për një projekt, do të ketë një garë dhe në mënyrë transparente do të shpallet fituesi. Nuk bëhet fjalë për zgjerim të autostradës, sipas ministres por do të përmirësohen kushtet dhe parametrat si dhe do ketë zgjerim të rrugës së vjetër.  Ndërhyrja pritet të bëhet tek zona e Plepave dhe më pas në Tiranë-Durrës.

Lidhur me taksën, ministrja tha se të gjitha rrugët të cilat në të ardhmen do të jenë rrugë të konsideruara me pagesë, do kenë gjithmonë rrugën tjetër alternative ku nuk do jetë nevoja për të bërë pagesë. “Asnjë rrugë e vetme nuk do jetë asnjëherë me pagesë, pa pasur një rrugë tjetër alternative”.

Çfarë ka kërkuar qeveria për projektin?

Ministrja tha se janë kërkuar dy gjëra: E para të ketë një pagesë të përshkallëzuar, pra jo çdo dalje do të paguhet me një tarifë. E dyta; Kushdo që të shpallet fitues i projektit detyra do të jetë rehabilitimi dhe përmirësimi i rrugës ekzistente dhe alternativa e rrugës tjetër që ministrja e thekson, do të jetë pa pagesë.

Lexoni si më poshtë se çfarë tha ministrja:

Jemi ende në bisedime, duam sa më parë që projekti të përfundojë. Ne po punojmë mbi këtë projekt dhe mendojmë që në vjeshtën e këtij viti projekti të shpallet për garë, përmes një gare transparente për tu shpallur fituesi i radhës dhe më pas të fillojnë punimet, pra jo në shtator të këtij viti do të bëhet me pagesë Tiranë-Durrës. Pagesa është diçka për tu diskutuar përmes një dialogu publik.

Të gjitha rrugët të cilat në të ardhmen do jenë rruge të konsideruara me pagesë do kenë gjithmonë rrugën tjetër alternative, asnjë rruge e vetme nuk do jetë asnjëherë me pagesë, pa pasur një tjetër...

Nuk bëhet fjalë për zgjerim të autostradës, por për përmirësim të kushteve të parametrave , e dyta ka pasur një propozim dhe një projekt që po shikohet nga ekspertët e ministrisë për tu vlerësuar dhe nuk ka një propozim në këto momente sa i parket pagesës. Për momentin është e parëndësishme pasi pritet të ndodhë në një afat kohor pas përfundimit të projektit, implementimit të tij, pra duhet një afat i largët. Gjeja që kemi kërkuar ne si qeveri që dua ti theksoj; e para të ketë një pagesë të përshkallëzuar pra jo çdo dalje paguhet me një tarifë.

Pra fillimisht puna do bëhet nga i njëjti investitor me kostot e tij, për të filluar tek Plepat më pas duke vijuar me punimet në Tiranë -Durrës. Është një proces kompleks që do jetë edhe një shembull në të ardhmen./ Copyright/ Tiranapost.al. E.B

Image result for Tirane- Durres