Kosova

Taksa e Kosovës për mallrat 'zhyt' ekonominë e Serbisë, ja bilanci nga dita kur hyri në fuqi

Taksa e Kosovës për mallrat 'zhyt' ekonominë e

Kanë kaluar tre muaj që kur Kosova vendosi taksën 100% ndaj mallrave të importuara serbe dhe boshnjake dhe humbjet financiare në Serbi kapin shifrat prej 100 milion eurosh. Kjo humbje e madhe mund të jetë shkak edhe për rritjen e presionit të ndërkombëtarëve ndaj Kosovës që të hiqet taksa, si dhe me dialogun të bllokuar në Bruksel nga pala serbe deri në momentin që Kosova pranon ta heqë.

Kryeministri Haradinaj është ai që po bën rezistencë duke mos pranuar as thirrjet e këshillat e BE-së, por edhe Amerikës, që i kanë kërkuar të heqë urgjent taksën. Kreu i PDK-së Kadri Veseli tha se taksa duhet të hiqet por nuk dihet se çfarë ndodhi dhe më pas në një dalje për mediat në Kosovë tha se taksa duhet të vazhdojë siç është vendosur nga qeveria e Ramush Haradinaj.

Kjo situatë nuk po e ndihmon Kosovën që të anëtarësohet në BE, pasi kërkon që të njihet shtet nga Serbia e më pas të hiqet taksa, por serbët sigurisht nuk pranojnë, dhe në tryezë është hedhur një ide e shkëmbimit të territoreve që mendohet se nëse arrihet Serbia do e njohë zyrtarisht Kosovën shtet, por detaje ende nuk janë publikuar. Dimë që presidenti Thaçi i cili ka bërë shpesh vizita në Amerikë këto kohët e fundit, nuk e ka hedhur poshtë idenë e këmbimit të territoreve, për hir të paqes dhe dinjitetit për qytetarët e Kosovës./ Copyright/ Tiranapost.al. E.B

Taksa 100%, 100 milionë euro humbje Serbisë

http://www.tiranapost.al/taksa-ndaj-serbise-haradinaj-e-heqim-vetem-marreveshje-qe-garanton-njohjen-e-kosoves/