Tech

Taksa dixhitale/ Google, Apple, Facebook do të paguajnë më shumë taksa në Europë sesa në SHBA

Kompanitë dixhitale Google, Apple dhe Facebook do të duhet të paguajnë më shumë taksa në të ardhmen, brenda Bashkimit Europian.

Për këtë qëllim, Bashkimi Europian sugjeron rregulla të përbashkëta për taksimin e këtyre kompanive, bazuar në një rafsh të përbashkët vlerësimi. Komisioni në Bruksel do të dorëzojë një projekt-ide të parë për “taksën dixhitale” në Europë, brenda tre javëve të ardhshme.

Sipas Komisionit Europian do të kryehen dy cikle punimesh dhe bisedimesh mbi vendosjen e taksimit për kompanitë dixhitale. Të dhënat tregojnë se kompani si Facebook, Google AdWords, Twitter dhe Instagram fitojnë nga shitja e reklamës dixhitale. Nga ana tjetër, FAZ përmend se ka edhe rrjete të tjerë që nxjerrin fitime nga tregu si Airbnb dhe Uber.