• Shqip
  • English
  • E premte, 15 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kosova Të gjitha

    Takimi i radhës për qeverinë e re të Albin Kurtit me Vjosa Osmanin: Kosova do dalë nga kriza!


    Vijojnë takimet mes Albin Kurtit të Vetëvendosjes dhe Vjosa Osmanit të LDK-së, për krijimin e qeverisë së re. Në një mesazh të postuar në rrjetin social Facebook bashkë me një foto ku shihen të dy në një kafene, Albin Kurtin njofton se ka diskutuar me Vjosa Osmanin për qeverinë e re dhe sfidat që i presin. Kurti shprehet se Kosova do dalë nga kriza dhe do të përparojë.

    Qëllimet e mira dhe punët e mbara janë përgjegjësi e jona ndaj qytetarëve të Republikës dhe institucioneve të shtetit, shkruan ndër të tjera Kurti.
    Më poshtë keni statusin e plotë:

    ‘Bashkë me Vjosën biseduam sot për përgatitjet për qeverisjen e re dhe sfidat që na presin. Kosova do të dalë nga kriza dhe do të përparojë. Bashkëpunimi ynë është përkushtimi ynë. Qëllimet e mira dhe punët e mbara janë përgjegjësi e jona ndaj qytetarëve të Republikës dhe institucioneve të shtetit’.

    Kujtojmë se ende nuk ka dalë ndonjë listë me ministrat e rinj të qeverisë, që më pas duhet të dekretohet nga presidenti Hashim Thaçi./ Tiranapost.al. E.B

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post