Aktualitet

Takime, por pa marrëveshje/ Isa Mustafa: Jemi gati nëse Albin Kurti pranon kushtin tonë!

Takime, por pa marrëveshje/ Isa Mustafa: Jemi gati nëse Albin Kurti

Vetëvendosja e Albin Kurtit dhe LDK e Isa Mustafës edhe në takimin e sotëm dolën pa marrëveshje. Duket se as prania e shefes së Zyrës së BE dhe ambasadorëve të Quintit nuk ndihmuan që dy partitë të formojnë koalicionin qeverisës. Në deklaratë për mediat pas takimit, Isa Mustafa tha se nëse Vetëvendosja pranon kushtet e LDK-së është mundësia e hapur për marrëveshje, por Vetëvendosja bëri dy propozime të tjera sot në takim, që të dyja u refuzuan.

Përfaqësuesja e Vetëvendosjes tha se LDK po insiston në kërkesën e fundittë  8 janarit ku kërkon që LDK të marrë postin e Kryetarit të Kuvendit, një post që Vetëvendosja nuk e lëshon.

Dy palët kanë një javë kohë që marrëveshja të arrihet. Por nëse nuk ndodh, Vetëvendosja si partia që mori më shumë vota, do të kërkojë një tjetër partner, ose rrezikohet në zgjedhje të reja.

Ja çfarë tha për mediat Isa Mustafa:

Ndërkombëtarët  kishin për qëllim ardhjen vetëm sa të informohen jo të ndërmjetësojnë marrëveshjen. Si LDK ne jemi të bindur se zgjidhja kontribuon në marrëveshjen që qeveria e re të balancojë votat dhe besimin e qytetarëve, mbesim të hapur nëse Vetëvendosja si parti e parë i pranon kushtet tona, jemi të gatshëm të lidhim marrëveshjen dhe do jetë marrëveshje që i kontribuon vendit, lutës kundër krimit, ekonomisë dhe besimit të qytetarëve.

Përfaqësuesja Haxhiu nga Vetëvendosja:

Do doja të thoja që marrëveshja është finalizuar por nuk e them dot  një gjë të tillë, LDK insiston në propozimet e datës 8 janar, pas kësaj date ne si LV kemi dy propozime të tjera të refuzuara nga LDK. Sot kemi pasur një takim të gjatë edhe me përfaqësuesit e Quintit. Nuk ka marrëveshje, për shkak të institimit të LDK-së.  Kemi parë të arsyeshme që ambasadorët ti takojmë bashkarisht për ti informuar për gjendjen deri tani, takimet nuk kanë përfunduar, se kemi një javë në dispozicion, mund të garantoj për përshkushtimin e Vetëvendjses për marrëveshjen, por jo për arritjen e kësaj marrëveshje./ Tiranapost.al.