Lifestyle Showbiz Te gjitha TIP top

Taka me YSL apo Dolce… Tani yjet po vendosin inicialet e tyre


Iku koha e takave që ulërinin markën e tyre si YSL (Yves Saint Laurent) apo Dolce Gabbana. Trendi më i ri është vendosja e inicialeve në taka dhe Miley Cyrus e bëri. Këpucët e saj të zeza me takë ngjyrë floriri kanë sipër në njërën këmbë një “M” e në tjetrën një “C”. Dhe duket kaq elegante.

(Këpucët e Miley-t, foto nga Instagrami)

Miley e postoi një foto vetëm të këpucëve dhe fansat lanë mendjen pas tyre. Mbi 1 milionë pëlqime dhe qindra komente sidomos nga ata që ndajnë të njëjtat iniciale me të.

Pas saj, kushedi sa të tjera do veshin këpucë të personalizuara.

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije.