Aktualitet

Tahiri përplaset me prokurorin: Unë nuk jam “Ti” e para e punës, unë jam...

Ish-ministri i Brendshëm dhe deputeti i PS, Saimir Tahiri ka adresuar disa pyetje ndaj prokurorëve të Krimeve të Rënda në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit.

Saimir Tahiri: Nga koha kur unë jam ministër nuk është referuar material, jam i saktë?

Prokuroria: Jo nuk është referuar!

Saimir Tahiri: A jeni në dijeni që unë në mes të shtatorit jam paraqitur pas disa deklaratave tek Prokurori i Përgjithshëm dhe më pas ju keni regjistruar procedimin penal për këtë çështje dhe është mbyllur?

Prokuroria: Ju jeni përfshirë në një skandal politik dhe keni ardhur për të sqaruar pozitën tuaj.

Saimir Tahiri: Më thoni, keni dijeni apo jo?

Prokuroria: Unë flas në autoritetin e prokurorisë së krimeve të rënda.

Saimir Tahiri: A keni dijeni që unë kam pasur një kërkesë të hetoni se makina ime po përdorej për trafik droge nga Habilaj?

Prokuroria: Tani unë duhet të qartësohem edhe për diçka sepse ne me atë numër procedimesh që thua ti nuk kemi shkruan ndonjëherë në...

Saimir Tahiri: Unë nuk jam “Ti” e para e punës, unë jam “Ju”.

Prokuroria: Tani kemi dy orë e gjysmë këtu dhe na lejohet, mund të na shpëtojë ndonjë gjë... /g.f/tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]