Aktualitet

Tahiri i përgjigjet Ambasadorit Lu

Ka qenë avokati i ish-ministrit Saimir Tahiri i cili është përgjigjur për mediat në lidhje me deklaratën e fortë të ambasadorit Lu të një dite më parë, ku pretendohej se për rastin Tahiri po ushtrohet presion politik mbi gjykatat.

Haxhia: "Ishte një mesazh shumë dimensional. Atë unë e ndava në dy pjesë. Në mesazhin e qarkullimit të opinioneve, ndodh rëndom në vend kur ka cështje pikante, që të dyja palët, përdorin metoda të tilla, ose hapin fjalë që qarkullon presion ose para.

Jam i interesuar të fokusohem tek pjesa e dytë e mesazhit të Lu, që gjykata të gjykojë në bazë të provave dhe ligjit. Nëse iu referohemi atyre gjykata duhet ta lërë të lirë Tahirin”"/ Copyright Tiranapost.al

[caption id="attachment_232117" align="aligncenter" width="433"]Ish-ministri Saimir Tahiri duke u transportuar nga policia për në Gjykatë.[/caption]