Aktualitet

Tahiri në një skaf me Artan Habilajn? Mediat publikojnë një foto që është e vështirë të dallohet

Politiko.al ka publikuar sot një foto ku pretendon se në bordin e një skafi gjendet ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri dhe Artan Habilaj, një prej vëllezërve Habilaj të akuzuar për trafik droge. Nga fotoja nuk e dimë a është Saimiri Tahiri apo jo, por të paktën Politiko.al ka parë një gjë që ne të tjetër s’po e dallojmë me siguri. Kjo pasi për shkak të largësisë dhe cilësisë së dobët të fotos është e pamundur që të kuptohet në është ish-ministri i Brendshëm apo jo. Ka kohë që Tahiri ka shmangur mediat. Rasti i fundit ka qenë ai kur u paraqit në gjykatë për të marrë pasaportën, para disa javësh.