Kryesore Politikë Te gjitha

Tahiri largohet nga mbledhja, Ruçi ndërpret përkohësisht seancën


Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, pak minuta më parë është larguar nga Këshilli i Mandateve.

Tashmë do të jetë avokati i tij që do të flasë për të. Pak pas largimit të Tahirit, seanca është ndërprerë nga kryetari, Gramoz Ruçi, për të rifilluar pas 10 minutave. Por këtë herë mbledhja do të zhvilohet me dyer të mbyllura, me kërkesë të prokurorëve.

Si ka mundësi që prokurorët kërkojnë mbledhje me dyer të mbyllura për detajet kur para tre ditësh prokurori, Vladimir Mara i dërgoi një video ish-kryeministrit Berisha, duke dekonspiruar aksionin e policisë.

Pse me standard të dyfishtë do të bëhet drejtësia? Pse prokurorët nuk i përgjigjen asnjë pyetjeje dhe e quajnë profesionale të marrin shkas nga mediat?/ Copyright Tiranapost.al

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *