Aktualitet

Tahiri i përlotur në gjyq? Avokati: Të gjykosh ish-ministrin pa asnjë provë është të ulërasësh, të hipësh mbi tavolina!

Nuk ishte në lot, ai ka dhënë mandatin për këtë, ka treguar se është burrë. Ishte një gjendje emocionale, sepse vihet në rrezik jeta e tij. Në vend që të vlerësohej për punën si ministër, ai vihet përballë akuzave, kur nuk ka asnjë provë. Të gjykosh ish-ministrin për vepra tepër të rënda, pa asnjë provë, është të ulërasësh, të hipësh mbi tavolina. Me aq sa e njoh dosjen dhe e njoh shumë mirë, nuk e di ku gjykata, në rast çmendurie, do ta gjejë një provë të vetme. 
Tahiri i përlotur në gjyq? Avokati: Të gjykosh ish-ministrin pa

Avokati Maks Haxhia ka folur për News 24, i cili thotë se çështja kudnër Tahirit duhej mbyllur që pas vendimit të Katanias, me vendimin se ish ministri i Brendshëm nuk ka lidhje me Habilajt.

Për gazetaren Klodiana Lala e cila tha se Tahiri ishte gati i përlotur  në sallën e gjyqit, si tha: Nuk ishte në lot, ai ka dhënë mandatin për këtë, ka treguar se është burrë. Ishte një gjendje emocionale, sepse vihet në rrezik jeta e tij. Në vend që të vlerësohej për punën si ministër, ai vihet përballë akuzave, kur nuk ka asnjë provë. Të gjykosh ish-ministrin për vepra tepër të rënda, pa asnjë provë, është të ulërasësh, të hipësh mbi tavolina. Me aq sa e njoh dosjen dhe e njoh shumë mirë, nuk e di ku gjykata, në rast çmendurie, do ta gjejë një provë të vetme. 

Avokati Haxhia tha se  një prokuror që e sjell cështjen për gjykim do i qëndrojë asaj deri në fund edhe pse kishte argumentat ligjor, bazuar edhe në vendimin e Catanias, cështja duhej pushuar.

'Në kushtet e këtij procesi, ishte me të vërtetë një proces që krërkonte përqëndrim e investim. Gjej rastin të falënderoj edhe z.Tahiri, që kishte jetën e vet në këtë proces. Ai paraqiti një sërë provash në kundërtshi me prokurorinë para gjykatës'.

Akuzat e prokurorisë, avokati Haxhia i quan mjaft të rënda:

Akuzohet për tre vepra tejmase të rënda. Gjithë ajo që sollëm në gjykatë, ishte një servirje jo vetëm për opinion, paraqitja në mënyrë pomopoze e dokumenteve që nuk sollën një provë për ta fajësuar. Kusht kryesor për të vërtetuar akuzën është pjesëmarrja aktive e z. Tahirit.” vijoi më tej Haxhia, ndërsa u ndal në kornizat ligjore për akuzën e ngritur ndaj ish ministrit për shitjen e makinës te Habilajt.

“Vepra penale, ka disa korniza juridike që nuk të lë të dalësh jashtë. Gjykata është strikte në kërkesat juridikë. Shitja e makinës nuk përbën vepër penale. Aq më tepër kur personi, Artan Habilaj nuk ka akuza penale. Është detyrim juridik i akuzës të tregojë që përvec akuzës të provojë, si e kam kryer, me kë kam bashkëpunuar në trafik. Në proces është e provuar që Tahiri si ministër i brendshëm, ka bërë 3 kallëzime e procedime ndaj Habilajve. Sjell në vëmendje si nisi procesi, tre prokurorë i kërkuan këshillit të mandateve për arrest me burg për Tahirin si pjesëmarrës në trafik të lëndëve narkotike. Të tre këta prokurorë për të hequr cdo aludim që ishin me ngarkesa politike thanë që kemi sjellë këtu e këmi këtë kërkesë vetëm mbi bazën e dokumenteve të Italisë."/ Tiranapost.al E.B

http://www.tiranapost.al/ne-23-prill-kam-qene-ne-dreke-me-edi-ramen-ne-dajt-dhe-jo-me-habilajt-tahiri-tregon-ne-gjyq-foton-e-gazetes-si-proven-e-fundit/