Politikë Te gjitha

Tahiri e kërkoi dëshmitar, Shkëlzen Berisha i përgjigjet: Thirr këta persona


Nuk ka vonuar përgjigja e Shkëlzen Berishës, pas kërkesës së Saimir Tahirit për ta thirrur djalin e ish-Kryeministrit si dëshmitar në akuzat e ngritura ndaj tij për trafik droge.

Përmes një statusi në Facebook, Berisha i përgjigjet me ironi Tahirit duke i thëë që të ftojë për dëshmitarë Habilajt, kushërinjtë e ish-ministrit të cilët janë arrestuar për grup kriminal.

(Në foto: Statusi i Shkëlzen Berishës në Facebook)

Kujtojmë se në dalje nga mbledhja e Këshillit të Mandateve, Saimir Tahiri sfidoi hapur me emra Sali Berishën, djalin e tij Shkëlzenin dhe Presidentin Ilir Meta që nëse kishin prova, apo dëshmi kundër tij të vinin dhe të përballeshin me të. E.C/ Copyright TiranaPost.al

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *