Aktualitet Kryesore Te gjitha

Tahiri i bindur: E vërteta do dalë në diell, ju i keni dhuruar prona Zaganit


Shumë i bindur, ish-ministri Tahiri në mbledhjen e Këshillit të Ministrave theksoi për të disatën herë se e vërteta do të dalë në diell, dhe se për këtë ai nuk ka dyshime.

Ndërsa ai akuzoi deputetët e PD-së, se i kanë dhuruar prona Zaganit në Orikum e Tropojë. Edhe mbledhja e sotme e Këshillit të Mandateve, u ndërpre, për të vijuar pa praninë e mediave.

Fjala e Saimir Tahirit:

Të arrestohet pastaj të gjeni provat. Kështu nuk ka. Jam i hapur të hetohem nga Prokuroria pa pushim.

Nuk largohem nga Shqipëria. Nuk lëviz centimetrin. Dëgjova që mund të prish provat në Itali, se bëj dot.

Sa i takon makinës time, dhe qëndrimit të mbajtur ndaj Dritan Zaganit, prej meje appo kryemnistrit. Sa i takon akuzave të tij për mua. Kam qenë shumë i qartë. Nuk kam heshtur dhe jam fshehur pas detyrës sime. Kurrë nuk e kam përdorur atë për të fshehur të vërtetën.

Jam paraqitur pranë Prokurorisë edhe atëherë të hetohem. Dhe sot keni një hetim të Prokurorisë së Fierit ku të gjitha ato që thoni ju me gojën e Zaganit, janë gënjeshtra. Sa i takon raportit tim moral me këdo abuzues. Unë nuk përballem dot me ata që ju autorizoni.

I keni dhuruar tokë në Orikum, Dritan Zaganit. Dhe në Tropojë. Për cilën arsye, qeveria e priftit që keni në parti i keni dhuruar tokë Dritan Zaganit. Për ta blerë?

Unë jam mësuar nga çdo lloj denoncimi i rracës tuaj.

Për sa i përket pyetjes suaj nëse jam apo jo fajtor. Jam në pritje që këtë përgjigje ta japin institucionet.
Fjalët e mia publikut mund të mos i mjaftojnë plotësisht. Pres që këtë ta thonë institucionet.

Bëni durim dhe vetëm durim. Do vijë një ditë që e vërteta të dalë në dritën e diellit. Nuk do jetë dita e fitores time ndaj jush, por dita e të vërtetës për drejtësinë./ E.D/ Copyright Tiranapost.al

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *