Moti

Tabela/ Ulen temperaturat me dy gradë, në disa zona ka shi

Tabela/ Ulen temperaturat me dy gradë, në disa zona ka shi

Sipas MeteoAlb: Kthjellime dhe alternime të shpeshta vranësirash do të DOMINOJNE motin në të gjithë Shqipërinë; më të dukshme vranësirat PARAQITEN gjatë mesditës në pjesën zonat malore duke gjeneruar herë pas-here shira të dobët. Kjo situate e motit do të MBETET prezent gjatë pasdites dhe kur moti kthjellohet gradualisht.

Temperaturat e ajrit ULEN sërish në mëngjes dhe mesditë më 2°C më e ndjeshme në zonat malore duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 14°C deri në 34°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h kryesisht nga drejtimi veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 2 ballë./ Tiranapost.al E.B