Aktualitet

Tabela/ Tiranasit më të pasurit, fierakët nuk kursejnë…

Tabela/ Tiranasit më të pasurit, fierakët nuk

Duke lënë mënjanë shpenzime, me ndihmën e të afërmve që jetojnë në emigrim apo duke fituar para përmes aktiviteteve të ndryshme, qoftë informale, shqiptarët arrijnë të kursejnë para. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të tremujorit të parë të këtij viti, shqiptarët kanë të depozituara në banka gati 952 miliardë lekë, ose rreth 82% të totalit të depozitave që janë në banka. Nëse krahasohen me ato të një viti më parë, rezulton se kursimet në banka kanë pësuar një rritje me gati 4 %.

Por cilët janë qytetet me nivelin më të lartë të depozitave për frymë?

Në vendin e parë listohet Tirana, aty ku jeton një e treta e popullit nga ku rreth 40 % e bizneseve ushtrojnë aktivitetin, gjithashtu rezulton qyteti me nivelin për të lartë të depozitave për banor me 3.086 euro depozita. Tirana është dhe qyteti që ka të ardhurat më të larta për frymë, me rreth 5 mijë euro dhe që ka dhe shpenzimet më të larta mujore për konsum familjar në rang kombëtar. Banorët e Tiranës kanë në banka rreth 345miliardë lekë kursime, ose 68% të depozitave në kryeqytet. Pjesa tjetër u përket kryesisht bizneseve.

Në vend të dytë, për treguesin e depozitave për frymë është Vlora, me 2,860 euro, në një nivel të ngjashëm me Tiranën. Sipas INSTAT, të ardhurat për frymë në Vlorë janë 3,362 euro dhe mesatarja e vendit është 3,734

Në vend të tretë për nivelin e lartë të kursimeve në raport me popullsinë janë durrsakët, me 2,146 euro depozita për banor. Durrësi renditet i katërti në të ardhurat për frymë në vend, pas Tiranës, Fierit dhe Gjirokastrës, por është i dyti për shpenzimet mujore të familjeve.

Në vend të katërt janë korçarët, me 1,914 euro depozitë për banor në fund të tremujorit të parë 2019.

Shkodranët kanë nivel kursimi të ngjashëm me Korçën. Elbasani e ka këtë tregues në 1,623 euro. Fierakët, ndonëse renditen të dytët për të ardhurat për frymë nuk janë kursimtarë aq të mirë, me rreth 1,400 euro depozita për banor. Të fundit, nga rrethet sipas Bankës së Shqipërisërisë renditen lezhjanët, me 1,226euro depozita./ Tiranapost.al. E.B

8dff57f0 Ca9c 4f32 Ba00 62a2e498aa89 (2)