Moti

Tabela/ Parashikimi i motit: Shijo diellin e paradites, në mbrëmje gjithë vendi me shi

Tabela/ Parashikimi i motit: Shijo diellin e paradites, në mbrëmje

Sipas MeteoAlb: Deri në mesditë moti do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të pakta në të gjithë territorin ku më të shpeshta paraqiten në zonat veriperëndimore. POR pasditja sjellë shtim të vransirave fillimisht në zonat bregdetare duke gjeneruar shira të izoluar dhe gjatë natës do të përfshijnë gradualisht të gjithë Shqipërinë.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 10°C deri në 30°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim mbi 5 ballë./ Tiranapost.al.