• Shqip
  • English
  • E diel, 22 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Tabela/ Në dy qytete, sot ka rrezik të lartë për zjarr në pyje


    Për ditën e sotme IGJEUM njofton se situata me zjarret paraqet rrezik, kryesisht në qarqet Fier dhe Korçë, në pyje  me rrezik të lartë dhe i nivelit të moderuar në qarqet të shfaqura në tabelat si më poshtë. Sipas IGJEUM nuk pritet të ketë reshje sot ndërsa në lidhje me temperaturat nuk priten temperatura të larta.

    Njoftimi i plotë nga IGJEUM:

    ZJARRET NË PYJE
    ———————-
    Sot pasdite (e diel, dt.18) dhe nesër (e hënë, dt.19) pritet rrezik “I LARTË’’ në qarqet Fier dhe Korçë dhe rrezik “I MODERUAR’’ në qarqet e tjerë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
    Në disa qarqe pritet rrezik “I LARTË’’ vetëm në zona të kufizuara, konkretisht në qarqet: Dibër (Perëndim), Lezhë (Perёndim), Durrës (Perёndim), Tiranë (Jugperёndim), Berat (Perёndim), Vlorë (Veri), Gjirokastër (Lindje).

    PARASHIKIMI METEO
    ————————–
    RESHJET
    Sot pasdite (e diel, dt.18) dhe nesër (e hënë, dt.19) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

    TEMPERATURAT
    Nesër (e hënë, dt.19) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
    në bregdet: 18 / 31 °C
    në vendet e ulëta: 19 / 32 °C
    në vendet malore: 13 / 29 °C.

    ERA
    Sot pasdite (e diel, dt.18) dhe nesër (e hënë, dt.19) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare. / Tiranapost.al. E.B

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690