Lifestyle Te gjitha TIP top

Ta themi mes gocash: Vagina do mbajtur mirë


Kanë dalë lloj e soj gjërat për vaginën. Nga burullukët e gjysheve e deri te tamponët apo lazerat – ç`nuk kanë dalë. Përtej çdo sikleti e turpi që mund të ndjesh ndaj këtyre temave, ca gjëra duhet t`i dish. Shëndeti i vaginës është po aq i rëndësishëm sa edhe shëndeti i çdo organi tjetër në trupin tënd. Dy profesoresha të nderuara të gjinekologjisë, Dr. Mary Jane Minkin dhe Dr. Alyssa Dweck kanë disa këshilla pa lekë për ty.

Bëje më pak     

Me siguri ke dëgjuar për pH (pehashi) që vagina ka. Sa më pak gjëra të ketë nëpër muret e saj, aq më mirë është. Sapunët e lëngshëm, sekrecionet e mashkullit, e të tjera si këto, duhet të jenë në masë. Kështu që rezervohu pak. Për ta mbajtur vaginën xixë, pH ia del dhe vetëm.

Pastro pjesën e jashtme

Nëse pastrimin brenda, vagina e bën vetë, kujdes me pjesën jashtë. Aty duhet të pastrohesh mirë. Nuk është nevoja të përdorësh forcën se është zonë e ndjeshme. Ujë dhe sapun i butë, pa aroma të forta, është ok.

(Foto nga Jenny Chang / Via buzzfeed.com)

Zhduki linesat me aromë dhe tamponët

Gjaku s`ka pse të përzihet me aroma të tjera. Tamponët dhe linesat me arona nuk janë fare të shëndetshme për vaginën. Mos i përdor më.

(Foto nga Seb Oliver / Getty Images)

Kujdes nga mbathjet

I ke qejf ato tangat që të hyjnë nëpër të? Të pasmet t`i tregojnë bukur, ama vaginën e torturojnë. Nëse ti do të marrësh frymë, vagina do gjithashtu. Shmangi sa të mundesh.

Cili depilim është më i miri?

Zgjidh kë të duash ti. Vetëm ki kujdes. Brisku duhet të ndërrohet 1 herë në javë, kurse nëse zgjedh dyllin, shko në vend të besuara dhe sterile.

(Foto nga gor_avramchuk / Getty Images)

Zgjidh vibratorin e duhur

Vagina jote është unike. Askush tjetër s`e ka si ty. Kështu që zgjidh vibratorin që i përshtatet më shumë asaj.

Përdor lubrifikant

Mos e torturo të shkretën me dhimbje. Kur duhet lubrifikanti, përdore.

Kontakto mjekun

A ka mundësi që ta bësh mik një gjinekolog. Mbajtja e kontaktit të vazhdueshëm me mjekun, është vetëm pozitive.

Ke dhimbje

Nëse ke dhimbje në mënyrë të vazhdueshme gjatë aktit, atëherë shko te mjeku.

Përshtatur nga: Buzzfeed

F.H/Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]