Lifestyle Te gjitha TIP top

Ta gjetëm parfumin. Domethënë ta gjeti horoskopi. Një aromë për çdo shenjë


Nuk ka më bukur e më keq se kush shkon për të blerë një parfum. Nisesh gjithë qejf, provon e nuhat disa, pastaj të kap ajo dhimbja karakteristike e kokës, të gjithë të duken njësoj. Nuhat pak kafe, për ta bërë më të lehtë, por sërish e njëjta gjë. Në fund përfundon duke blerë diçka dhe pas dy përdorimeve ia fal motrës, shoqes a komshijes.

E di pse e ke të vështirë të zgjedhësh? Se mbase nuk ke dëgjuar që parfumi zgjidhet sipas shenjës zodiakale. Astrologu Tracy Allen të tregon ç`parfum të përshtatet. Dhe më e mira e gjithë kësaj, është që qenka të lirë.

Demeter

(Foto nga Pinterest)

Ky është parfumi që i duhet një Bricjapi. Disi i vjetër, por të mban të freskët. Kushton 20 dollarë.

Charlotte Tilbury Scent Of A Dream

(Foto nga Pinterest)

Në je Ujor, atëherë të duhet kjo aromë, që është shumë ndryshe nga çdo tjetër. Me aromë, limoni, pjeshke përzierë me piper të zi. Për 130 dollarë.

Gucci Guilty Platinum

(Foto nga Pinterest)

Kjo do t`ju bëjë të dukeni njëherësh vajzë e grua. Peshqit kanë nevojë për aromë lulesh, që e gjejnë në këtë shishe, për 99 dollarë.

Elizabeth and James Nirvana Rose

(Foto nga Pinterest)

Nëse je Dash, të duhet një aromë që anon më shumë nga mashkullorja. E gjen në këtë parfum. 85 dollarë kushton.

Ex Nihilo Amber Sky Eau de Parfum

(Foto nga Pinterest)

Ky që do Demi është pak më i shtrenjtë, por të bën të kujtosh natyrën që në emër. Aromë drurësh e vaniljeje. 370 dollarë kushton.

Lanvin Éclat d’Arpège So Cute Eau de Parfum Natural Spray

(Foto nga Pinterest)

Binjakët e duan me aroma agrumesh. Ja edhe shishja është e çuditshme, si Binjakët.

Dior Miss Dior Absolutely Blooming

(Foto nga Pinterest)

Gaforrja do Dior. Do këtë parfumin që të jep ndjesinë e batanijes së ngrohtë që të mban mbështjellë.

Marc Jacobs Divine Decadence Eau de Parfum

(Foto nga Pinterest)

Luani do këtë parfumin me shishe gjithë stil. Zgjedhje e natyrshme për shenjën e mbretërve. Ky parfum ka aromë shampanjë. Ndaj e do Luani.

Victoria’s Secret Bombshell Eau de Parfum

(Foto nga Pinterest)

Virgjëresha do aromën klasike. Dhe qenka lirë. 52 dollarë.

Tory Burch Love Relentlessly Eau de Parfum

(Foto nga Pinterest)

Peshorja e orientuar nga e bukura dhe romantikja, nuk i reziston kësaj arome.

MAC Lady Danger

(Foto nga Pinterest)

Akrepët nuk janë të turpshëm, ndaj do ta hidhnin me qejf këtë aromë të fortë, që do t`i bëjë të gjithë të kthejnë kokën.

Yves Saint Laurent Mon Paris

(Foto nga Pinterest)

Për Shigjetarin kjo është e duhura. I sjellë aromën e Parisit.

Bëj gati lekët, se parfumin ta gjetëm.

Përshtatur nga: Glamour

F.H/Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]