Aktualitet Politikë Te gjitha

Do ta çojmë në Gjykatë Kushtetuese që të sqarohen presidentët e së ardhmes, se me këtë besoj do merremi vesh


Mos dekretimi i ministrit Sandër Lleshi nga ana e Presidentit do të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama në Real Story.

“Ditën e hënë do ta çojmë në Gjykatë Kushtetuese.

E kemi bërë gati shkresën. Shqipëria do të ketë një ditë gjykatë kushtetuese. Ndoshta në pranverë kjo çështje do sqarohet.

Ne do ta çojmë që të sqarohen presidentët e së ardhmes se me këtë besoj do merremi vesh”, tha Rama.