• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Sytë nga Europa për negociatat! Holanda do bëjë si Franca, kjo e fundit po konsultohet me Gjermaninë që na dha PO-në


    Nëse Shqipëria duhet të marrë një përgjigje pozitive për negociatat me 15 tetor, Francës i duhet të vendosë, pasi Holanda siç u raportua nga diskutimet e bëra në parlamentin holandez dje, me shumë gjasë do të ndjekë hapat e Francës dhe nuk do bëhet bllokuesi i vetëm, nëse vendet e tjera na thonë PO. Për këtë, Franca po konsultohet me Berlinin, që dha po për Shqipërinë, me kushte në dy faza, me shtatë pikat e fazës së dytë që sipas ambasadorit gjerman Peter Zingraf mund të plotësohen edhe gjatë kohës që Shqipërisë i janë hapur negociatat.

    Lajmin për konsultimet e ka bërë me dije ambasadorja franceze në Tiranë, Christina Vasak e cila u shpreh se Parisi po konsultohet me Berlinin.

    E pyetur nga gazetari i Vizin Plut, ambasadorja citohet të ketë thënë:

    “Nuk jam në gjendje të përgjigjem. Autoritet shqiptare e dine që vendimi do të merret nga autoritet më të larta, në kthim nga Neë Jorku zoti Rama na nderoi me pjesëmarrjen e tij te homazhet për Zhak Shirak. Në Shqipëri e dinë të gjithë se për vendime kaq të rëndësishme zyrtare ka konsultime të gjata. Unë nuk jam në gjendje t’ju them këtë gjë pasi konsultimet vazhdojnë, mes palëve me njeri tjetrin dhe ata janë konsultime të gjata domethënë në Gjermani.

    Në një kohë kur Parisi i ka veshët e sytë tek Gjermania, që e bëri të qartë vendimin me votimin para disa ditësh në Bundestag, Holanda është në vëmendje tek Parisi./ Tiranapost.al. E.B

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]