Politikë

Synon të bëhet kryeministre? Kryemadhi: Radhën e kanë gratë!

Synon të bëhet kryeministre? Kryemadhi: Radhën e kanë

Gjatë një takimi me gratë e Levizjes Socialiste për Integrim, Monika Krymemadhi, është shprehur se “burrat dështuan për ta bërë Shqipërinë këto 30 vjet”, ndaj tani sipas saj, “radhën e kanë gratë dhe nënat”. Mbase kjo është një ambicie e kryetares së LSI për t’u bërë kryeministre e vendit.

“Më 25 maj do të dalim me gratë dhe nënat në shesh për t’i dhënë protestës paqësore dinjitetin e duhuar. Tranzicioni i burrave nuk i dha Shqipërisë asgjë nga ato që shqiptarët kërkuan 30 vjet më parë, ndaj radhën e kanë gratë. Gratë dhe vajzat janë çelësi i opozitës”, deklaroi Kryemadhi. /Tiranapost.al/