Tech

Sweatcoin, aplikacioni që të dhuron iPhone X. Mjafton të stërvitesh

Të gjesh motivimin e duhur për të bërë stërvitje është e vështirë... po nëse ju thonë se do paguheni, vetëm stërvituni dhe ecni në këmbë? Kjo është ideja e një aplikacioni të ri të quajtur Sweatcoin, një aplikacion pa pagesë që po i jep rëndësi monedhës digjitale.

Fanatikët rusë të palestrës, Oleg Formenko dhe Anton Derlyatka e kishin këtë ide që në vitin 2015, kur Fomendo humbi motivimin për t’ju rikthyer stërvitjes, për të mbajtur trupin dhe mendjen e shëndetshme. Oleg dhe Anton jetojnë të dy në Londër, janë në moshën 40 vjeç dhe thonë se njerëzit nuk e kuptojnë sa e rëndësishme është stërvitja.

"Filluam të bisedojmë për mënyrën se si të teknologjinë moderne për t'ju dhënë kënaqësi njerëzve, nëse fillonin aktivitetin fizik” thotë Formenko për CNN. Në vitin 2016 themeluan Sweatcoin. Aplikacioni i paguan përdoruesit 0.95 sweatcoins për çdo 1.000 hapa (ecje). Kjo monedhë digjitale mund të përdoret në palestër, për të përfituar ulje në shitjet online apo për të përdorur aplikacione të tjera që janë me pagesë.

Rreth 20,000 sweatcoins, pak më shumë se 21 milionë hapa mund të shkëmbehen me një iPhone X. "Nëse ju kujtohet se hapat mund të konvertohen në dhuratë, keni më shumë gjasa të ecni në vend që të merrni autobusin," tha Derlyatka. Disa përdorues janë ankuar se mund të duhet një kohë e gjatë për të grumbulluar sweatcoins të mjaftueshme për të fituar Iphonë X apo për të blerë artikuj të tjerë.

E disponueshme në SHBA dhe Britani, aplikacioni tani ka 10 milionë përdorues.. Për të ndaluar njerëzit që mashtrojnë, Sweatcoin përdor sensorin e një inputi të celularit për të ndjekur lëvizjen. Një algoritëm pastaj kontrollon leximet e telefonit për shpejtësinë, konsistencën e lëvizjes dhe vendndodhjen për të eliminuar çdo të dhënë false. CNN/ Tiranapost.al E.B

02 sweatcoin app FILE

sweatcoin founders

Oleg Formenko dhe Anton Derlyatka