• Shqip
  • English
  • E martë, 12 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Personazh Të gjitha TIP top

    Suzana Mushkolaj, inxhinierja e bukur e 100 profesioneve


    Në Kosovë sigurisht që e njohin shumë më shumë sesa ne, që më së shumti e identifikojmë si mamaja e bukur e Argjentina Ramosajt, që e quajmë gjyshen seksi, gruan me trup të bukur. Në të vërtetë të gjitha i ka. Ama ka edhe shumë të tjera që duhet të dimë Suazana Mushkolajn, për të këtë grua të bukur që ecën kokë më kokë me 20- vjeçaret kur vjen puna për linjat e trupit, kujdesin për veten, krehjet, plazhin, rrobat e banjës, këmbët pa celulit, fotot në Instagram. Dhe meqë jemi te fotot, duhet të theksojmë se Suzana është si fillim fotografe.

    Vite më parë, kur është larguar nga Kosova për të emigruar në Holandë, ku ka rritur fëmijët, është shkolluar dhe ka kaluar një pjeë të mirë të jetës, ka punuar edhe si fotografe për disa revista e më pas me projekte të ndryshme edhe në Kosovë.

    Suzana ka studiuar për inxhinieri elektroteknike, e madje edhe ka punuar në një kompani si inxhiniere dhe nuk e dimë sa arrini ta imagjinoni duke inspektuar ndërtesa e bërë raporte për llogaritjen e rrymës e ndarjen e kabujve e të tjera detaje teknike prej një inxhinieri profesionist. Por jo vetëm kaq. Ka shkruar një monografi për dhe së shpejti sjell të dytën, një studim për trashëgiminë kulturore dhe natyrore të rajonit të Dukagjinit, vendlindjes së saj. Pa harruar edhe programin e saj televiziv “Metamorfoza”, ku ka treguar një tjetër dimension të sajin, pra është edhe moderatore.

    Dhe nëse të gjithëve na ngelen sytë tek pamja e saj e jashtme edhe kjo e ka një arsye. Jo vetëm sepse ka linja për t’u admiruar. Me një elegancë prej Gina Lollobrigide, bel të hollë e linja të bukura, por sepse di se si t’i theksojë mirë pikat e saj të forta.

    Ngaqë është vetë stiliste por edhe drejton prej disa vitesh një shkollë dizajni në Kosovë, ku është kthyer pasi vendosi të mbyllte një kapitull të madh të jetës në Hollandë. Prandaj, le të mos e quajmë më mamin e bukur të Argjentina Ramosajt. Është shumë më shumë se kaq, bën aq punë sa për dhjetë vajza njëherësh./Tiranapost.al

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post