• Shqip
  • English
  • E shtunë, 24 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha

    Surprizë! Ashley Graham është shtatzënë dhe e dha lajmin me një video


    Nuk duhen fjalët, kur shohim pamjet! Ashley Graham është shtatzënë dhe me bashkëshortin Justin Ervin është në pritje të fëmijës së parë.

    Lajmin s’kishte si ta jepte ndryshe, veçse me një video të publikuar në Instagram.

    Fillimisht vendosin se cili është pozicioni më i mirë i kamerës dhe më pas ajo largohet për të na dhënë pamjen e plotë: barkun e rrumbullakosur të modeles së bëshme. “Surprizë!”, thotë çifti dhe më pas këmben një puthje.

    Për këtë moment Ashley bëri edhe një dedikim:

    “9 vite më parë u martova me dashurinë e jetës sime. Ka qenë udhëtimi më i bukur me njeriun tim të preferuar në botë. Sot jemi shumë mirënjohës dhe të emocionuar për të festuar zgjerimin e familjes sonë. Jeta do të bëhet më e bukur”.

    Ajo nuk tregoi më detaje, për gjininë e foshnjës apo sa muajsh është!/ Tiranapost.al