Aktualitet

Moti tekanjoz, ja sa do të shkojnë temperaturat

Moti tekanjoz, ja sa do të shkojnë temperaturat

Moti –  E premte, 12 korrik 2019

----------------------------------------------------------------

Sipas MeteoAlb: Alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare mbizotërojnë deri në mesditë, kur pritet zhvillim i vranësirave në ekstremin verior dhe zonat lindore duke sjellë shira të izoluar. Nata largon vranësirat duke rikthyer kthjellimet në vend.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes, por ulen në mesditë duke u luhatur nga 14°C deri në 31°C.

Era do fryjë lehtë me shpejtësi 32 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar  dallgëzim 2-3 ballë./ Tiranapost.al