Te gjitha Tech

Sulmohen nga hakerat politikanët gjermanë. Me biseda private dhe dokumente partiake, të gjitha dolën online


Të dhënat personale të qindra politikanëve në Gjermani janë hakeruar dhe postuar online përmes një adrese në Twitter. The Guardian publikon artikullin ku shkruan se shumica e informacioneve të vjedhura, janë numra telefoni, adresa personale, dokumente sekrete partiake, detaje të kartës së kreditit dhe biseda private. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e qeverisë Martina Fietz, e cila doli në një konferencë shtypi ku tha se jo vetëm politikanë gjermanë, por edhe nga vendet e tjera të BE-së janë sulmuar. Ajo theksoi se autoritetet gjermane po punojnë për të zbuluar se kush e ka kryer sulmin.

Ngjarja ka ndodhur në dhjetor, por ishte gazeta Bild ajo që tregoi së fundmi mbi materialet e postuara në adresën e Twitter, e më pas në të gjitha televizionet gjermane. Por kjo punë shkon edhe më tej, sipas Der Spiegel, nga hakerimi janë prekur të gjithë politikanët e partive kryesore gjermane, por përveç AFD-së.

Nuk pati shumë detaje të zbuluara në aspektin politik, por në adresën e panjohur në Twitter janë postuar më shumë mesazhe të politikanëve lidhur me çështje familjare. Adresa në Twitter mban emrin @-Orbit dhe ka më shumë se 18 mijë ndjekësdhe aktulisht është e pa-aksesueshme. Deri tani nuk ka një reagim nga ministria e Brendshme, gjithashtu as nga zyra e kancelares gjermane Angela Merkel./ Artikulli i marrë nga The Guardian/ Tiranapost.al/