• Shqip
  • English
  • E hënë, 16 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Kosova Të gjitha

    Sulmi ndaj autobusit me shqiptarë në Serbi, Pacolli i kërkon BE-së të veprojë


    Ministri në dorëheqje i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Behgjet Pacolli, përmes rrjetit social Twitter ka konfirmuar se mbrëmë në Serbi është sulmuar një autobus me udhëtarë kosovarë gjatë rrugës për në shtetet e Bashkimit Evropian.

    Pacolli ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që Serbia të ndalë sulmet dhe të ofrojë siguri për qytetarët e Kosovës.

    “Unë e dënoj fuqishëm sulmin ndaj autobusit të mbushur me udhëtarë që po udhëtonin nga Kosova nëpër Serbi për në Bashkim Evropian. Serbia vazhdimisht po dështon të ofrojë siguri për udhëtarët tanë dhe liri të lëvizjes. Ne bëjmë thirrje për hetime dhe garanci për sigurinë e qytetarëve tanë”, thuhet në postimin e tij.

    Pacolli ka shtuar se sulmet e koordinuara ndaj qytetarëve të Kosovës duhet të ndalen dhe ka bërë thirrje ndaj Bashkimit Evropian që të veprojë si lehtësues i marrëveshjes për lëvizje të lirë. /Tiranapost.al/

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690