Politikë

Sulmi me bojë në Parlament, Rama: Gjuha kocka thyen, por nuk bën pis dynjanë

Sulmi me bojë në Parlament, Rama: Gjuha kocka thyen, por nuk bën

Kryeministri Edi Rama ke komentuar edhe njëherë incidentin e ndodhur në seancë e sotme parlamentare, ku deputeti i PD, Edi Paloka, i hodhi bojë.

“Për shkak të ofendimit të bërë mikut të ardhur nga Shkupi, u ndjeva i detyruar të hyja për të kërkuar një ndjesë pa dashur të provokoj askënd përtej budallikut krenar. Siç thotë një i mençur nuk ka asgjë më të rrezikshme sesa budallallëku i vetëdijshëm që shfaqet kastile. Unë asnjëherë nuk kam pranuar klishenë sesi duhet të jetë kryeministri. E di që jam i aftë të jem shumë sarkitistik, unë asnjëher nuk kriminalizoj nuk shaj rrugaçërisht kundërshtarët. Ky është problemi i atyre që nuk janë në gjendje të mbajnë nivelin debatit, ku gjuha kocka thyen kocka nuk han dhe nuk bën pis gjithë dynjanë”, u shpreh kryeministri.

Teksa e cilësoi deputetin demokrat si një ‘budalla krenar’, Rama u shpreh i bindur që asnjëherë nuk do i kthehej një kundërshtari ’rrugaçërisht’. /Tiranapost.al/