Lajme nga Bota

Video/ Sulm me thikë në një qendër tregtare në Angli. Shitësi tregon tmerrin: E plagosura më kërkoi ndihmë

Video/ Sulm me thikë në një qendër tregtare në Angli.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=2&v=RmgxUowgWQI

Pesë persona u sulmuan me thikë në qendrën tregtare “Arndale” në Manchester të Anglisë mëngjesin e sotëm. Policia  angleze ka filluar një investigim në lidhje me ngjarjen. Në një deklaratë për mediat, policia thotë se: “Po mundohemi të kuptojmë motivin që çoi në këtë aksident të tmerrshëm dhe rrethanat e saj”.

Një punonjës i një dyqani brenda qendrës tregtare, i cili identifikohej me emrin Jordan, tha për agjencinë e lajmeve PA, se: “Një burrë po vraponte më një thikë duke sulmuar disa njerëz, njëri prej të cilëve erdhi tek dyqani im duke u dridhur dhe më një plagë të lehtë. Fill pas kësaj, personeli i sigurisë i tha stafit  të mbyllte dyert e dyqanit dhe të lëvizte publikun në pjesën e pasme të dyqanit”.

Jordan tha se sulmi ndodhi në katin e parë të qendrës tregtare. Ndërsa një tjetër dëshmitar, Freddie Houlder tha se edhe ai ndodhej atje kur dëgjoi: “Shumë të bërtitura jashtë dyqanit ku ai gjendej”. Ai tha se një grua erdhi brenda në dyqan dhe u tha se një djalë ishte përpjekur ta sulmonte me thikë.

Videot dhe fotot e shkrepura pas ngjarjes tregonin oficerët e armatosur të policisë të vendosur në ambientet e sheshit ‘Exhange”, ku ndodhet qendra tregtare në fjalë dhe policë që mbanin në duar armë elektroshoku, si dhe një njeri që po mbahej në tokë përpara se ta arrestohej nga forcat e policisë.

https://www.youtube.com/watch?v=X8S1nQlrmyw

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka reaguar: “ Jam i shokuar nga incidenti në Manchester dhe mendimet e mia janë më të dëmtuarit dhe të gjithë ata të prekur nga kjo ngjarje. Faleminderit shërbimeve të mrekullueshme të emergjencës që reaguan dhe që tani kanë nisur investigimet”.

Ditët e fundit, ka pasur sulme të dyshuara terroriste në Francë dhe Gjermani, por duke pasur parasysh edhe incidente të tjera të ngjashme me thikë në të kaluarën në Angli, është e vështirë të përcaktohet me siguri motivi i këtyre sulmeve. /Burimi TheGuardian /Tiranapost.al