Aktualitet

Sulm kibernetik në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Rusi

Mediat ruse, ndër to RT shkruajnë se ka pasur një sulm kibernetik në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ruse, duke synuar të bllokojë qendrën e informacionit online ose për të dëmtuar kompjuterët. Thuhet se sulmi është identifikuar si 'DDos' nga 15 vende të ndryshme.  Sekretare e komisionit, Maya Grishina ka folur për RT ku tha se e kanë regjistruar sulmin kibernetik që kishte për synim të ngatërronte informacionet e mbledhura deri tani.

Megjithatë thuhet se sistemi shtetëror automatik i Vybory ('Elections') nuk mund të ekspozohet ndaj ndonjë sulmi kibernetik, pasi nuk është i lidhur me rrjetin global. "Është e pamundur të arrihet," shton Grishina. Pas mbylljes së qendrave të votimit, të gjitha votat  do numërohen, të dhënat do grumbullohen në sistem, së bashku me informacionin nga kutitë e votimit me skanerë dhe pajisje votimi plotësisht elektronike. Kreu i korporatës shtetërore Rostelecom, Mikhail Oseevsky, tha se sulmet kibernetike në faqet e internetit u rritën që në ditët përpara zgjedhjeve. Tiranapost.al E.B

http://www.tiranapost.al/rusia-voton-sot-presidentin-e-ri-putin-kerkon-mandatin-e-katert/