Aktualitet

Sulm me armë në SHBA, tre viktima

Tre persona kanë humbur jetën pas një sulmi me armë sot në Maryland, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërsa dy persona të tjerë janë plagosur.

Të pestë personat e qëlluar ishin punonjës të biznesit “Advanced Granite Solutions”, raporton CNN.

Ngjarja ndodhi në zonën e Emmorton Business Park, në lokalitetin e Edgewood. Në zonë ndodhen shumë hotele, aktivitete tregtare e koncesionarë makinash.

Dyshimet paraprake janë se kemi të bëjmë me një sulm të paramenduar dhe që ka lidhje me biznesin, por deri më tani asgjë nuk është zyrtare nga policia e këtij shteti.

Mësohet se është shpallur në kërkim një 37-vjeçar i quajtur Radeed Labeeb Prince, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet./Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]