Showbiz

Suada Daci, gazetarja që i ngjan Jessica Albës, por vishet si franceze

Suada Daci, gazetarja që i ngjan Jessica Albës, por vishet si franceze

Për t`u veshur për një paradite, për një takim, për një mbrëmje, për teatër apo për kinema, hap profilin e Suada Dacit në Instagram. Stili i saj është zakonisht romantik që do të thotë ngjyra të lehta pastel, pa shkëlqim.

[caption id="attachment_349191" align="aligncenter" width="538"](Suada Daci, foto nga Instagrami)[/caption]

Një këmishë, një xhup xhins, ca vija nëpër rroba, janë të preferuarat e Suadës që nga flokët e pamja i shëmbëllen aktores Jessica Alba dhe e i pëlqen ta vërë në dukje këtë, por që për t`u veshur vishet si Brigitte Bardot, Elizabeth Taylor dhe Audrey Hepburn, ikonat e modës që ishin të stilit romantik gjithashtu.

Megjithëse, editorja e modës së Tiranapost.al, Stela Sallaku tha: "Për paradite preferon më shumë të jetë casual, me ndonjë notë franceze".

[caption id="attachment_349174" align="aligncenter" width="513"](Suada Daci, foto nga Instagrami)[/caption]

Në galerinë më poshtë mund të shikoni disa shembuj kombinimesh të lezetshme nga një vajzë e imët si Suada. Nga ajo mund të gjejnë frymëzim të gjitha vajzat që si ajo janë të vogla, por që kjo s'i pengon, siç edhe Suadën për t'u veshur bukur. Duket sikur ajo ka një gardërobë të madhe, por me shumë se një gardërobë të madhe, ka ide interesante dhe shumë shije.

Deri pak kohë më parë, Suada ka punuar si gazetare pas skene nëpër programe, së fundi është më e dukshme, duke qenë se prezanton "Klubi i mëngjesit" në Club FM.

[caption id="attachment_349173" align="aligncenter" width="542"](Suada Daci, foto nga Instagrami)[/caption]

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije