Aktualitet

Stuhi, temperatura nën zero dhe... Ja çfarë do të sjellë e hëna

Bëhuni gati! Rrobat e lehta futini në gardërobë dhe nxirrni xhaketa apo xhupa të lehtë, Të hënën i gjithë vendi do të përfshihet nga reshjet e shiut dhe temperaturat do të bien ndjeshëm, kryesisht në mesditë.

Meteorologët parashikojnë zbritje të temperaturave me 4-5 gradë. Ndërkohë që e marta sjell temperatura deri në minus 2 gradë në zonat zona malore, duke sjellë edhe reshje dëbore.

“Do të ketë dëborë në ekstremin malor. Temperaturat zbresin deri në 15 gradë, në zona malore, në 19-21 gradë në Tiranë”, thotë Tanja Porja, meteorologe.

Meteorologët parashikojnë erë të fortë, duke filluar që gjatë natës së të dielës, por pasditen e së hënës era pritet të arrijë shpejtësinë deri në 65 km në orë, gati në përmasat e një stuhie./g.f/tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]