• Shqip
  • English
  • E enjte, 22 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    Stuhi nga Anglia, Solskjaer çon Sanchez drejt Italisë


    Alexis Sanchez është vendosur në shitje nga Solskjaer pas zënkës në stërvitje me Greenwood. Ishte një ndër periudhat më të errëta për karrierën e kilianit qendrimi tek Manchester United. Që nga transferimi i tij drejt djajve të kuq ai nuk ka arritur të bindë trajnerin me performancën e tij, duke përfunduar shpeshherë në pankinë.

    Pas debatit që pati në stërvitje Solskjaer vendosi ta rikthejë në pankinë por do të jetë e kushtueshme. Një lojtar që përfiton 25 milionë euro në sezon dhe nuk luan në formacionin e parë është jofitimprurëse ndaj dhe tekniku i anglezëve ka vendosur ta nxjerrë në shitje.

    Rroga e lojtarit do t’i bëjë skuadrat skeptikë në transferime por dhe për këtë ka menduar skuadra e Manchesterit. Drejtuesit kanë vendosur që një pjesë të pagës do ta paguajnë ata kudo që kiliani të shkojë. Interesim për Sanchez ka shprehur Roma të cilët janë të gatshëm të hapin negociatat për lojtarin dhe në kushtet e duhura të finalizohet transferta. /XH.K