• Shqip
  • English
  • E premte, 24 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Të gjitha TIP top

    Studimi: Gratë single sëmuren më pak


    Një sondazh i SpeedDate.it ka zbuluar se çiftet e martuara kanë më shumë gjasa të fitojnë peshë se sa ata që janë vetëm. Gjithashtu duke shqyrtuar numrin e ditëve vjetore me raport mjekësor, është bërë e mundur të zbulohet se gratë single sëmuren më rrallë se ato të martuara. Dhe më tej (kjo vlen edhe për burrat edhe për gratë single), sipas të dhënave, ata që ishin  single kujdeseshin më shumë për shëndetin e tyre se ata që ishin çift.

    “Ata që nuk kanë qenë kurrë të martuar shkojnë në palestër ose praktikojnë sporte me një frekuencë 10 herë më të madhe se ata që janë në çift, të martuar, të divorcuar, të ndarë, ose të ve”, thekson Giuseppe Gambardella.

    “Duke u rritur vetëm të ndihmon të jesh i lumtur pa qenë të varur nga të tjerët dhe të qenit single është partneriteti më i mirë i mundshëm sepse nuk kërkon të kompletohesh duke u varur nga dikush tjetër. Një person single është një person i kompletuar”, shton Roberto Sberna, drejtor gjeneral.

    “Gjithashtu të jesh single do të thotë të mund të argëtohesh dhe emocionohesh në pritje të “stuhisë”, sipas të cilëve të jesh single do të thotë t’ua lësh portën hapur shumë perspektivave dhe të jesh në gjendje të nisësh një histori dashurie me të njëjtën joshie e pasion tipik të herës së parë.