Aktualitet

Studentja më tha ‘Nuk e vazhdoj më’. Saimir Kodra tregon prapaskenat e kamerës së fshehtë të pedagogut në Elbasan

Studentja më tha ‘Nuk e vazhdoj më’. Saimir Kodra tregon

Saimir Kodra tregon të tjera detaje për kamerën e fshehtë të pedagogut, Denis Himçi, që kërkonte favore seksuale në këmbim të notës në lëndën e tij.

Video e publikuar në emisionin “Stop” është regjistruar nga një studente e Universitetit të Elbasanit dhe xhirimet kanë zgjatur për rreth një javë.

“Në harkun kohor të një jave kanë qenë takimet. Ka qenë në fundin e sezonit akademik. Pas takimit të parë që erdhi dhe ai e puthi në faqe, vajza erdhi dhe më tha ‘Nuk e vazhdoj më’. Pedagogu njihej si donzhuan në Universitet. Ne ishim gjatë gjithë kohës që e asistonim studenten. Emri i saj nuk dua të dalë nga unë, por pedagogu përfitoi nga pamja e saj e bukur. Nuk e kishte të lehtë”, tha moderatori dhe gazetari Kodra. 

Pedagogu i gjuhës italiane dhe frënge, Denis Himçi u pezullua sot nga detyra pas skandalit. Në kamerën e fshehtë të regjistruar nga një studente shihej e dëgjohej se, Denis Himçi i premtonte studentes se do ta kalonte në lëndën e tij dhe do të ndërhynte te kolegët për provimet e mbartura. Madje ai i premtonte studentes dhurata të ndryshme nëse do t’i plotësonte dëshirat e tij./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/pezullohet-nga-detyra-pedagogu-qe-i-kerkonte-favore-seksuale-studentes/

http://www.tiranapost.al/foto-video-pedagogu-i-kerkon-studentes-raport-intim-ne-kembim-te-marrjes-se-provimeve/

Dokumenta bashkëngjitur